FEJA ISLAME
                                                          

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

  • O ju që besuat, hyni në Islam tërësisht (dmth përqafoni fenë Islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armiku juaj i hapët. (Kur'an, 2:208)

  • Pa dyshim feja te Allahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë libri, pasi u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e Allahut, (le ta dijë se) Allahu (ia) llogaritë shpejtë. (Kur'an, 3:19)

  • Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe. (Kur'an, 5:3)

 

Ç'është Feja Islame?

  • Islam do te thote: besimi ne nje Zot dhe nenshtrim ndaj Tij; te besuarit ne urdherat e Zotit dhe ne porosite e Profetit Muhamed a.s.

  • Feja Islame eshte themeluar mbi dy PARIME te medha te besimit (Shehadeti):
    1.
    Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut
    2. Muhamedi a.s. eshte i derguari i Zotit si profet per tere njerezine.

SHEHADETI:  

La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah.  (Nuk ka zot tjeter perveç Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)

Keto fjale feja Islame i konsideron si deklarate, ne te cilen perfshihen dy parimet e para themelore te Islamit. Ai qe kete deklarate te madherishme e shpreh me goje dhe e verteton me zemer, konsiderohet se ka hyre ne Fene Islame.

PARIMET E BESIMIT ISLAM

1. Besimi vetem ne nje Zot. (Te mos besosh se ka ndonje zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i Derguar i Zotit.)
2. Besimi ne engjejt e Zotit.
3. Besimi ne Librat e Shenjte te Zotit.
4. Besimi ne te gjithe profetet e Zotit.
5. Besimi qe nje dite do te vdesim dhe do te ringjallemi ne Diten e Gjykimit.
6. Besimi qe cdo e mire dhe e keqe krijohet sipas caktimit te Zotit.

ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA

  1. DEKLARATA: "Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ue esh-hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu "
    "Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte robi dhe i derguari i Tij", e cila duhet te shprehet me goje nga nje person, por edhe te besohet me zemer.

  2. Shtylla e dyte e Fese Islame eshte NAMAZI, falja e pese koheve te namazit ne dite.

  3. ZEKATI, qe eshte "detyrim" nga pasuria, te cilin e japin vetem ata qe kane nje shume te konsiderueshme pasurie. Zekati jepet njehere ne vit, ne nje sasi prej nje te dyzeten, ose 2,5 % te pasurise.

  4. AGJERIMI ne muajin e Ramazanit.

  5. Kryerja e HAXHIT, per ata qe jane te shendetshem dhe qe u mjaftojne shpenzimet e udhetimit deri ne Kabe dhe per kthim ne atdheun e tyre. Keta persona Haxhin e kane detyre te domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.

MORALI NE ISLAM

Njeriu lind me shpirt te paster. Ne qofte se semuremi nga ana fizike, paraqitemi tek mjeku dhe e permiresojme shendetin me ane te ilaceve. Por gjate jetes se njeriut , ashtu sic semuret trupi, ndodh qe te semuret edhe shpirti. Ndersa per permiresimin e trupit ekzistojne shkencat mjekesore, per permiresimin e shpirtit ekziston shkenca shoqerore e moralit. Pra, MORALI sheron semundjet shpirterore. Libri i Shenjte - KUR'ANI - qe eshte burimi i besimit dhe ibadeteve, eshte gjithashtu edhe burimi i shkences se moralit. Lidhur me kete teme, Profeti yne Muhamedi a.s. ka thene: "Une jam derguar vetem per te persosur moralet e mira".

Per te arritur lumturine ne kete bote dhe tjetren, eshte e nevojshme qe te realizojme disa kushte te miresjelljes si me poshte:

1. Detyrat tona ndaj Zotit.
2. Detyrat tona ndaj vetes.
3. Detyrat tona ndaj familjes dhe farefisit.
4. Detyrat tona ndaj popullit dhe shtetit tone.
5. Detyrat tona njerezore ndaj tere njerezise.

Se fundi, po e mbyllim kete informacion te shkurter me thenien e Allahut te Madheruar marre nga Kur'ani:

"Dhe ne qofte se te pyesin roberit e Mij per Mua, Une jam afer, i pergjigjem lutjes se atij qe me lutet;

Pra le te me pergjigjen Mua dhe le te me besojne, ne menyre qe te gjejne rrugen e vertete."


Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

Familja

 

Marredheniet brenda familjes,

mes bashkeshorteve,

midis tyre dhe femijeve,

komunikimi me prinderit,

e te tjera çeshtje qe kane lidhje me familjen,

me qellim qe ta bejme nje vend sa me te ngrohte dhe te lumtur per te gjithe.

Konsultimi & Vendim-marrja në Familje: Pse nevojitet dhe si ta bëjmë?
Ne Islam marëdhenia mes burrit dhe gruas nuk shihet si nje gare konkurimi siç ndodh ne shume shoqeri perendimore sot. Perkundrazi, maredhenia mes tyre bazohet ne bashkepunim. (shiko Kur'an, 4:32). Ne kontekstin e families, burri eshte lideri (përgjegjësi) i saj (shiko Kur'an, 4:34). Sidoqofte pushteti i ketij lideri, si te gjithe udheheqesit e tjere ne Islam, eshte i lidhur ngushte nga njera ane me Kur'anin dhe Sunetin, dhe nga ana tjeter me konsultimin e ndersjellte... (vazhdo leximin)

Martesa në Islam
Në Islam martesa konsiderohet si një institucion i shenjtë. I Derguari i Allahut - Muhamedi as. - ka thene: "Martesa eshte Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk eshte pasues i vertete i imi." Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit)…." (Kur'an, 24:32)

  Xhelozia tek femijet
Xhelozia është dicka e natyrshme e cila gjendet tek të gjithë fëmijët dhe në pamje te ndryshme si p.sh. urinimi me dëshire ne gjumë, mbyllja e syve në mënyrë nervoze, goditja e tokës me këmbë, dëshira për të urinuar shpesh, kërkimi prej nënës se tij që ta mbajë në krah apo t'i japë të hajë me dorën e saj, dëshira për t'iu kthyer biberonit përsëri, të folurit sikur fëmijët e vegjël, negativiteti, refuzimi i ushqimit, shndërrimi në fëmije me naze dhe prishës i lodrave te tij. Duhet që nëna t'i vërë re këto gjëra dhe të mundohet ti eliminojë ato.
(Artikulli i plote)

  Nje Minute i Vetem Mjafton
Si ta realizosh edukimin e femijes ne nje minute? "... në gjysmën e parë të minutit e kritikove fëmijën tënd në një kohë shumë të shkurtër, ia përcaktove gabimin e bërë, dhe e shfaqe zemërimin tënd ndaj gabimit të kryer. Ndërsa gjysma tjetër e minutit është e mbushur përplot dashuri, qetësi, besim e prehje. Në këtë mënyrë ndjen fëmija jot se cështja është më e fortë sesa kur rrihet, dhe se gabimet e tij nuk kalojnë pa llogari..." (Artikulli i plote)

  Nene per here te pare
Nuk ka dyshim se një nga cilësitë më të cmueshme që ia ka dhënë All-llahu i madhëruar femrës  është të qënit "NËNË". Dhe gjëja më e cmueshme që mund ti japë nëna fëmijës së saj është dashuria. (Artikulli i plote)

  Si t'ia Fitosh Zemren Vjerres?
Nusja e re duhet te kujdeset te bashkepunoje me vjehrren ne menyre qe t'i ruhet sherrit te saj. Sepse shpesh ndodh qe nusja e shikon cdo fjale qe nxjerr vjerra apo cdo levizje qe ajo ben, pastaj fillon e thur ngjarje e histori mbas saj, e nga ketu fillojne te urrejne njera tjetren, zhduket ketu respektimi ndaj prinderve, e ne te njejten kohe zhduket bereqeti e shume te mira ne kete shtepi. (Artikull i plote)

  Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?
Me fillimin e pushimeve verore i gjen të gjithë duke u menduar se si t'i kalojnë ato, secili sipas gjëndjes që ndodhet. Pra fillimi i pushimeve është për cdo të ri ditë e re e mbushur me aktivitete, lojra dhe dëfrime. Ne ju ftojme në një program të ri me të cilin të kaloni pushimet e te arrini kenaqesine e Allahut.                                                       (Artikulli i plote)



Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

KURANI & SHKENCA

Per materiale te shumta (anglisht) per Islamin dhe lidhjen e tij me shkencen, BURIMI.net ju rekomandon qe te vizitoni faqet e meposhtme:

Mrekullite e Kuranit: http://www.miraclesofthequran.com/

Islam Guide (http://www.islam-guide.com/)- Nje guide e shkurter me ilustrime per te kuptuar Islamin dhe mrekullite shkencore ne Kur'anin e Shenjte

  DITURIA QE PERMBAHET NE KURAN

Gjithçka qe kemi pare deri tani na tregon qarte se: Kuani eshte nje liber per te cilin gjithe ngjarjet e treguara ne te (apo fenomenet qe jane pershkruar ne te) jane provuar se jane te verteta. Faktet e paraqitura ne Kuran per çeshtje shkencore apo te dhenat qe jepen ne te per te ardhmen, jane te tilla qe asnje njeri nuk i ka ditur ne kohen qe eshte bere shpallja e ketij libri. Eshte e pamundur qe keto informata te kene qene te ditura krahasuar me nilevin e diturise dhe teknologjise ne ate kohe. E te gjitha keto tregojne teper qarte se Kur'ani nuk eshte fjale e njeriut. Perkundrazi, Kurani eshte fjale e Zotit te Madheruar, Krijuesit te gjithe gjerave, Atij qe mbulon çdo gje me diturine e Tij.

Ne nje ajet ne Kuran, Allahu thote: "... Sikur të ishte (Kurani) prej dikut tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie." (Kur'an, 4:82) Jo vetem qe nuk ka asnje kunderthenie ne Kur'an, por edhe çdo informate ne te shfaq/paraqet mrekulline e ketij libri hyjnor çdo dite e me teper.

Per njeriun mbetet atehere te kapet fort tek ky liber i shenjte i shpallur nga Zoti, dhe ta perdore ate si udhezimin e tij te vetem. Ne nje ajet tjeter Kuranor thuhet: "Dhe ky eshte libri dobi prurës (te cilin) Ne e zbritëm, ndaj përmbajuni atij dhe ruajuni ashtu që të mëshiroheni." (Kur'an, 6:155)

Ndersa ne disa ajete te tjera, Allahu thekson:

  • "E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë..." (Kur'an, 18:29)

  • "Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla. Kush don, merr mesim nga ai (Kur’ani) (i cili) është këshillë në flet të çmueshme, me vlerë të lartë e të ruajtur." (Kur'an, 80:11-14)





Arti Islam

 

 

Shumica e objekteve fillimisht kane pasur si qellim zbukurimin e xhamive apo perdorimin gjate adhurimit. E vecante eshte perdorimi i kaligrafise, arabeskat, dhe format gjeometrike tek shume objekte.

 

Mihrab, 1354, Isfahan, Iran
Mosaik me pllaka;343.1 x 288.7 cm
Elementi me i rendesishem ne nje xhami eshte mirhabi, vendi / hapesira qe tregon drejtimin e Mekes. Per shkak te rendesise se saj si pike perqendrimi/ fokusi gjate faljes, vihet re se dekorimi i saj eshte bere me mjeshteri dhe devocion te madh. Rreth e qark ka shkrime nga Kur'ani; keshtu nga e djathta poshte deri majtas poshte eshte shkruar disa ajete nga Suretu Et-teube, 14-22; tek harku eshte shkruar nje thenie e Profetit as, dhe nje shkrim tjeter ndodhet ne qender te mirhabit, si ne nje kornize.

 

 

Llampe per Xhamine, nga fundi i shekullit te 13, (para 1285); Mamluk, Egjipt ose Siri
Qelq, lartesi 43 cm, gjeresi 76 cm.

 

Gjym, shekulli i 7, Iran, Bronz

 

Qilim per t'u falur, fundi i shekullit te 16, Bursa ose Stamboll, Turqi
E bere me nderthurje te pambukut, leshit mbi nje baze mendafshi, (127 cm x 172.7 cm)

 

    ARKITEKTURA  

 

     Arkitekt SINANI, Xhamia Sulejman ne Stamboll, Turqi, e ndertuar ne vitet 1551 - 1558.

Arkitekt SINANI, Xhamia Selime ne Edirne, Turqi, e ndertuar ne vitet 1568 - 1574.    

                                      

   KALIGRAFIA  

 

BISMILAH (Ne emer te Allahut)

E shkruar ne formes e nje zogu duke pire uje.

CREDITS: The Splendour of Islamic Calligraph. By: Abdelkebir Khatibi and Mohammed Sijelmassi. Published by Thames and Hudson.